Shkurt.ch
Acari në Europë, viktima në Zvicër, Austri e Itali
Të paktën 7 persona kanë humbur jetën në Alpet e Austrisë, Zvicrës dhe Italisë, gjatë një fundjave me reshje të shumta bore dhe temperatura të acarta, që kanë mbërthyer të gjithë Europën.
Reshjet e borës kanë bërë që niveli i alarmit për orteqet në Bavari dhe Austri të rritet, ndërsa qyteza e vogël Shën Johann është evakuuar, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Mbi dy metra borë besohet se ka rënë në zonat e Alpeve në Austri, ditët e shkuara. Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar për shkak të rrugëve të mbyllura, ndërkohë që stuhitë kanë mbërthyer Europën, përfshirë Greqinë dhe Gjermaninë.
Rreth 120 fluturime janë anuluar në Aeroportin e Mynihut. Ndërsa në Greqi, një 66-vjeçare u gjet e vdekur, pasi një makinë u përfshi në një aksident në mes të stuhisë së borës. Trupi i bashkëshortit të saj dhe një tjetër burri u gjetën një ditë më vonë.
Temperaturat në Greqinë qendrore dhe veriore kanë rënë nën zero që prej një jave, e autoritetet janë në gatishmëri për shkak të valës së radhës së të ftohtit, që do të godasë vendin gjatë ditës.
Të shtunën, zjarrfikësit shpëtuan dy francezë të bllokuar në një pyll në ishullin e Lesbosit. Ndërkohë, Britania e Madhe është përfshirë nga një masë ajri polar, me erëra arktike dhe kaos në udhëtime.
Bora ka përfshirë pjesën më të madhe të veriut të vendit, e temperaturat janë nën zero, me erën e ftohtë që i bën të ndihen edhe në -10 gradë Celsius në disa pjesë të vendit, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet














