Kosova
Abrashi kritikon Vetëvendosjen
Ai tha se VV shpërfaqi paaftësi dhe injorancë për të ndërtuar shtet
Arban Abrashi i LDK-së ka akuzuar Qeverinë Kurti dhe Vetëvendosjen për rastin e kthimit të udhëheqësit të AKR-së, Behgjet Pacollit në Kosovë, duke thënë se është kërcënuar ai dhe familja e tij.
Në një konferencë për media, Abrashi kritikoi VV-në edhe për faktin që, sipas tij, në ankesën e këtij subjekti politik drejtuar Gjykatës Kushtetuese iu referuan Kushtetutës së Serbisë dhe se kanë shpërfaqur paaftësi dhe injorancë për të ndërtuar shtet.
“Ish-presidenti është përballur me lojëra të ndyta politike nga krerët e Vetëvendosjes që janë në qeveri për ta penguar të kthehet në Kosovë që ta ushtrojë detyrën e deputetit”.
“Zyrtarë të lartë të VV-së derisa publikisht e kërcënonin me arrestim, militantë të tjerë ishin angazhuar për të kërcënuar edhe privatisht me mesazhe, duke përmendur edhe fëmijët dhe familjen e deputetit”.
“Albin Kurti që kur ka ardhur në pushtet ka treguar dromca apo lidhje dashurie në raport me Serbinë. La të hyjnë në territorin e Kosovës qindra mjekë e infermierë pa një kontroll të detajuar nëse të gjithë ata kanë pasur po ato profesione, gjithashtu lejoi që qeveria e Serbisë të ndërhyjë me masa të jashtëzakonshme në tri komunat veriore të Kosovës”.
“Qeveria e shkarkuar për të tentuar të mbajë pushtetin, i referohet edhe Kushtetutës së Serbisë, kushtetutë kjo që e parasheh Kosovën si pjesë të saj. Vetëvendosje në ankesën e saj në Gjykatën Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit i është referuar një kushtetute që e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë”.
“Vetëm për pak ditë qeverisjeje kanë shpërfaqur paaftësinë dhe injorancën e tyre për të ndërtuar shtet, e aq më pak shtet demokratik dhe ligjor”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së













