Kosova
Abazoviç merr urime nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Dikush përmes Facebook e dikush thotë ta ketë telefonuar direkt për t’i uruar atij fitoren.
Liderë institucionalë e politikë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë nisur urimet e tyre në drejtim të kryeministrit tashmë të zgjedhur shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shkruan Albinfo.ch.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shkroi se shpreson se zgjedhja e Abazoviçit do të thellojë marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve. Ai vlerësoi se progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje, për të ardhmen e përbashkët europiane, si edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Lajm të shkëlqyeshëm e ka quajtur kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
“Zgjedhja e Dritan Abazoviq si Kryeministër, si një politikan i ri që ka dëshmuar se është punëtor dhe promovues i vlerave demokratike dhe perëndimore, është lajm i mirë për Malin e Zi, qytetarët e këtij shteti, por edhe për rajonin tonë. Ky është edhe një moment historik mbarëshqiptar, të cilët sot, më shumë se kurdoherë, po dëshmojnë që janë partnerët më të besueshëm dhe kryesorë të SHBA-së dhe të BE-së në rrugëtimin drejt integrimit europian dhe euro-atlantik”, shkruan Krasniqi.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar këtë jo vetëm si një arritje historike për shqiptarët në rajon, por edhe si rikonfirmim të stabilitetit rajonal dhe orientimit properëndimor të vendit tonë fqinj.
“Në emër timin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në komunikim telefonik pak çaste më parë, Dritanit i kam uruar zgjedhjen në këtë pozitë të rëndësishme për të e vet Malin e Zi. Uroj që vizioni i tij, dhe i joni bashkarisht, të sjellë progres të përbashkët rajonal e avancim të intereseve të dy shteteve në familjen euroatlantike”, ka shkruar Abdixhiku.
Derisa lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar se ka biseduar në telefon me kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të cilit ia ka uruar postin e ri.
“E uroj nga zemra Kryeministrin e sapo të votuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Është një ngjarje historike për çdo shqiptar, në veçanti atyre të shtetit tonë fqinj….Sapo përfundova bisedën telefonike me Kryeministrin e ri. Nga Kosova i urova sukses dhe punë të mbarë. Krenohemi me të!”, shkroi Pacolli në Facebook.
Urime për Abazoviçin kanë ardhur edhe nga Maqedonia e Veriut. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka uruar kryeministrin e zgjedhur të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pasi ai sonte mori besimin e Parlamentit për të udhëhequr me qeverinë e këtij shteti. “Lajm i bukur na vjen sot nga Mali i Zi, ku Dritan Abazoviç është zgjedhur zyrtarisht kryeministër i vendit mik”, shkroi Ahmeti në Facebook.
Për zgjedhjen e Qeverisë votuan 45 deputetë nga gjithsej 81 sa janë në Parlamentin malazias, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












