Botërori 2026
A po bëhet shumë kritik Xhaka? Mediat zvicerane flasin për pakënaqësi në ekip
Mediat zvicerane: Disa lojtarë ndihen të pasigurt pas kritikave të Xhakës
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, po përballet me pikëpyetje gjatë Botërorit. Kritikat e tij publike dhe ndikimi i madh në ekip kanë nxitur diskutime për atmosferën brenda kampit helvetik, përcjell albinfo.ch.
Teksa po luan ndoshta Kupën e fundit të Botës në karrierë, Granit Xhaka është kthyer në një nga figurat më të diskutuara në Kombëtaren e Zvicrës. Në vend që vëmendja të përqendrohet te arritjet e tij historike me fanellën kuqe e bardhë, debati është zhvendosur te roli i tij si lider dhe ndikimi që po ushtron mbi ekipin.
Pas barazimit në miqësoren ndaj Australisë dhe paraqitjes jo bindëse kundër Katarit, Xhaka ka dalë publikisht me kritika ndaj skuadrës. Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, disa futbollistë brenda ekipit nuk ndihen rehat me qasjen e kapitenit, duke e konsideruar atë tepër kritik.
Burime pranë ekipit kanë deklaruar se vërejtjet e shpeshta të Xhakës kanë krijuar pasiguri te disa lojtarë, veçanërisht te më të rinjtë. Madje, disa zëra flasin për një atmosferë që po shkon në një “drejtim toksik”.
Përveç debatit mbi stilin e tij të udhëheqjes, në qendër të vëmendjes është edhe forma e tij në fushë. Në ndeshjet e fundit, mesfushori 33-vjeçar nuk ka pasur ndikimin e zakonshëm në lojën e Zvicrës, duke mos arritur të kontrollojë ritmin e ndeshjes siç ka bërë shpesh në të kaluarën.
Një tjetër çështje që po diskutohet është fuqia e madhe që Xhaka ka fituar brenda federatës dhe ekipit kombëtar gjatë viteve të fundit. Që nga bashkëpunimi i ngushtë me trajnerin Murat Yakin, ndikimi i tij në vendimmarrje është rritur ndjeshëm, gjë që ka shtuar pyetjet nëse ekziston ende një kundërpeshë brenda strukturave të ekipit.
Megjithatë, cilësitë e Xhakës si futbollist dhe lider mbeten të padiskutueshme. Shumë besojnë se kapiteni i Zvicrës mund të reagojë pikërisht në momentet kur kritikat ndaj tij shtohen, ashtu siç ka bërë shpesh gjatë karrierës së tij. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











