Shkurt.ch
A ishte paralajmëruar gjakderdhja në Menznau?
Ndër pak detajet që ofron policia është ai se Viktor B., ka qenë edhe më parë i njohur për policinë. Nuk dihet nëse ai ka qenë i dënuar më parë për ndonjë vepër penale
Dy ditë pas gjakderdhjes në Menznau të Lucernit vazhdon të mbretërojë paqartësia në lidhje me rrethanat dhe motivin krimit. Ndër pak detajet që ofron policia është ai se Viktor B., ka qenë edhe më parë i njohur për policinë por nuk jepen arsyet për këtë. Në polici po ashtu nuk japin përgjigje nëse ai ka qenë i dënuar më parë për ndonjë vepër tjetër.
Po ashtu policia nuk ka ndonjë qëndrim rreth deklarimeve të shokëve të dorasit të dhëna në medie të ndryshme të Zvicrës për problemet që ai ka pasur në bashkëshortësi dhe në vendin e punës.
Sipas gazetës “Blick” madje, ai ka pasur një konflikt verbal në ndërrimin e natës me ç`rast ka shpërthyer dhe i ka kërcënuar kolegët duke u thënë: ”Do t`u vras të gjithëve”. Ai thuhet që javëve të fundit të ketë vuajtur edhe nga mania e ndjekjes.
E paqartë mbetet edhe mënyra e vrasjes së dorasit: e ka vrarë veten apo e kanë vrarë personat e sulmuar. Një burim i gazetës Tages Anzeiger thotë se dorasi është rrëzuar nga grumbulli i njerëzve, pasi që në kantinë në ato çaste ndodheshin rreth njëzet veta. “Derisa njëri prej tyre e mbante atë të përmbysur përtokë, ka shkrepur një e shtënë nga revolja, nga pasojat e të cilës është vrarë Viktor B. Personi që e ka mbajtur atë përmbys është njëri ndër 6 të plagosurit.
Policia në Lucern vazhdon të mos japë informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të gjashtë të plagosurve që ndodhen në spitale të ndryshme.
Sonte në Kishën katolike të famullisë së Menznaut në orën 19.30 mbahet një ceremoni në nderim të viktimave.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













