Koronavirusi: çast pas çasti
A e bën sëmundja e mishrave të dhëmbëve koronavirusin më vdekjeprurës?
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve ka mjaft lidhje me sëmundjen e zemrës dhe sëmundjen kronike të mushkërive, që i vënë njerëzit në rrezik për t’u sëmurë rëndë nga COVID-19
Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje midis infeksionit të koronavirusit dhe sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, në një studim të ri të botuar të enjten.
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve ka mjaft lidhje me sëmundjen e zemrës dhe sëmundjen kronike të mushkërive, që i vënë njerëzit në rrezik për t’u sëmurë rëndë nga COVID-19.
Studiuesit në Kaliforni dhe Brazil zbuluan gjatë një përmbledhje të studimeve, se pacientët me COVID-19, me nivele të larta të një proteine imunitare inflamatore, të quajtur interleukin-6 (IL-6), që vuanin nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve, kishin shumë më shumë gjasa të përfundonin në ventilator për t’u mbajtur të gjallë.
Zbulimi më domethënës erdhi nga një punim gjerman, botuar në prill. Ai zbuloi se pacientët me COVID-19 të cilët kishin nivele të larta të IL-6 (mbi 80 picograms për mililitër) kishin shumë më shumë të ngjarë të zhvillonin sindromën e shqetësimit të frymëmarrjes dhe të përfundonin në spital. Dr Shervin Maloyem, një kirurg dentar në Los Angeles, California, beson se shumë pacientë me këto nivele të larta të IL-6, tashmë kishin sëmundje të mishit të dhëmbëve kur infektoheshin nga koronavirusi.
“Ndikon në shkatërrimin e kockave, shkatërrimin e indeve dhe kur shkon në enët e gjakut, bën që gjaku të mos hollohet aq shumë, gjë që mund të kontribuojë në presionin e lartë të gjakut dhe një zemër të mbingarkuar”.Specialistët e zemrës kanë pranuar prej kohësh se sëmundja e mishrave të dhëmbëve është një faktor rreziku dhe mund të ndihmojë në parashikimin e sëmundjeve kardiovaskulare.IL-6 i përket një grupi qelizash imune të quajtur citokina dhe shpesh është vdekjeprurëse për pacientët me koronavirus të sëmurë rëndë.Dhe Dr Maloyem thotë se IL-6 që depërton në mishrat e dhëmbëve për të luftuar bakteret, mund të udhëtojë përmes rrjedhës së gjakut duke shkaktuar inflamacion të lartë në mushkëri.Nivelet e IL-6 janë gjithashtu të larta në njerëzit që janë obez, diabetik, të moshuar ose kanë sëmundje kardiovaskulare, të gjitha grupet që konsiderohen me rrezik të lartë për koronavirus.Studimi i Dr Maloyem nuk ekzaminoi drejtpërdrejt efektet e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve ose trajtimin e tij në shkallët e infeksionit të koronavirusit ose vdekjes, por ai thotë se adresimi i çështjes parodontale mund të ulë rreziqet.“Duke bërë një pastrim të thellë të dhëmbëve, pacientët do të ulin nivelin e tyre të IL-6 me rreth pesë pikogramë për mililitër,” tha ai.Pra natyrisht, higjena e mirë e dhëmbëve nuk mund të dëmtojë dhe mund të ndihmojë në mbajtjen e niveleve të IL-6 të ulëta duke parandaluar sëmundjen e mishrave të dhëmbëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












