Shqipëria
A duhet të jetë euro valutë kombëtare në Shqipëri?
Ekspertët janë ndarë në dysh: Pro dhe kundër
Përshtatja e euros si një monedhë kombëtare, duke e zbatuar atë në mënyrë të njëanshme, pa pritur që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe më pas në eurozonë, është një ide që përqafohet nga disa ekspertë të ekonomisë, por për të tjerë është e parakohshme.
Bajraktari kryesor i përdorimit të euros si monedhë kombëtare në Shqipëri është eksperti Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptarë për Kërkime Ekonomike.
Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet së shpejti të ndërtojnë një strategji të posaçme të ngjashme për zëvendësimin e monedhave të tyre kombëtare (përveç Malit të Zi dhe Kosovës që tashmë e kanë hedhur këtë hap), ta përfshijnë atë në idetë e ofruara konverguese të procesit të anëtarësimit ne BE të mundësuara nga Procesi i Berlinit (që mund të mbështesë edhe përgatitjen e kësaj strategjie) dhe t’i japin mbështetje politike këtij procesi shumë të rëndësishëm për përshpejtimin e rritjes ekonomike në të gjithë rajonin, shkruan ‘monitor’.
Edhe profesor Selami Xhepa pohon se gjithnjë ka qenë dhe mbetet një mbështetës i fortë i zëvendësimit monetar, pra që vendi të kalojë në përdorimin zyrtar të euros si monedhë kombëtare, përcjell albinfo.ch.
Një tjetër mbështetës i përdorimit të euros është Prof. Ilia Kristo, profesor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. “Duke gjykuar prirjen e vendeve “më të varfra” anëtare të BE-së, Rumani e të tjerë për kalimin në euro, sipas informacioneve të fundit, si dhe Kosova e Mali i Zi, që janë të varfra gjithashtu, por jo anëtarë të BE ende, gjykoj që edhe Shqipëria do të ishte mirë të përshtaste euron si monedhë, ku me gjithë kostot afatshkurtra që mund të ketë, në perspektivë duke konsideruar të ardhmen evropiane të padiskutueshme, do të ishte një lëvizje e mirë”, thotë ai.
Shumë ekspertë janë kundër dhe mendojnë se është e parakohshme që ekonomia shqiptare të përdorë vetëm euron.
Profesor Arben Malaj thotë se analiza e historike e krijimit te eurozonës, përfshirja e vendeve të ndryshme me shkalle të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit financiare na mëson së zëvendësimi i monedhës kombëtare me euron, nuk duhet të jetë një proces politik, por një proces i kujdesshëm ekonomik. Teoria e zonave të monedhave të përbashkëta e Profesor Mundell, plotësimi i tre kushteve ekonomike dhe tre kushteve politike është e vlefshme edhe sot.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












