Lajme
A do të ketë privilegje për të vaksinuarit?
Do të ndahen njerëzit në 2021-n në të vaksinuar e të pavaksinuar me të drejta të ndryshme?
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është shprehur të hënën, se ai e refuzon dhënien e të drejtave të posaçme për njerëzit e vaksinuar kundër Corona. “Ne presim në solidaritet, me qëllim që disa të vaksinohen të parët. Dhe ata që nuk janë të vaksinuar presin nga ana tjetër, që të vaksinuarit të tregojnë solidaritet”, tha Spahn për grupin mediatik, Funke Mediengruppe. “Askush nuk duhet të kërkojë të drejta të posaçme, derisa të gjithë të kenë shansin për të pasur vaksinën.” Sipas Spahn është pikërisht kjo përkujdesje e dyanshme që e mban vendin të bashkuar. “Kundër pandemisë ne luftojmë së bashku, dhe do ta mposhtim atë së bashku.”, shkruan DW, transmeton Albinfo.ch.
Më parë ishte ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, që kishte refuzuar privilegjet për të vaksinuarit. “Kjo do barazohej pastaj me një detyrim për vaksinim”, tha politikani kristiansocial Seehofer për gazetën “Bild”. Kundër privilegjeve është shprehur edhe politikani socialdemokrat, ekspert për shëndetësinë, Karl Lauterbach. Privilegje të tilla nuk do ishin “as të kontrollueshme, e as të justifikueshme”, ka thënë ai.Kurse Frank Ulrich-Montgomery, president i Shoqatës Botërore të Mjekëve në plan afatgjatë është e mundshme, që njerëzit e vaksinuar të gëzojnë të drejta të veçanta. “Për momentin, kur nuk ka vaksinë për të gjithë njerëzit, nuk duhet të lejohet një gjë e tillë”, tha ai për Deutschlandfunk. Por më vonë, kur të gjithë ta kenë shansin për vaksinim, dhe dihet më shumë për imunitetit ndaj virusit në provat e gjakut, atëherë janë të mundura vendimet përkatëse. Montgomery kujton, se disa shtete kanë për shembull ndalime udhëtimi për njerëzit që nuk janë të vaksinuar ndaj etheve të verdha.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














