Integrimi
Kosovari duhet ta lëshojë Zvicrën, ka hyrë borxh te shteti
Pas disa vërejtjeve të bëra, në mars të vitit 2014 Zyra për Migracion kishte refuzuar përfundimisht që atij t`ia vazhdonte lejen e qëndrimit
Një kosovar duhet të lëshojë Zvicrën pas 13 vitesh qëndrimi në këtë vend pasi që ka hyrë në borxh të thellë me shtetin. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale e Zvicrës, duke e mbështetur kështu vendimin që më parë e kishte marrë Gjykata Administrative e Kantonit Thurgau.
Kosovari kishte ardhur ne Zvicër në vitin 2002 për t`iu bashkuar gruas së tij, gjithashtu kosovare, me qëndrim të përhershëm në Zvicër. Nga martesa e tyre kanë lindur dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeçarë, të cilët ashtu sikurse e ëma e tyre, kanë lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër.
Pasi që Enti i Përmbarimit në Frauenfeld ia kishte shqiptuar atij 47 urdhëresa për kthimin e borxheve në vlerë prej 90 mijë frangave dhe 7 çertifikata të humbjes me vlerë prej 8000 fragash, Zyra për Migracion e Kantonit Thurgau në vitin 2007 ia kishte shqiptuar atij vërejtjen e parë. Katër vite më vonë, zyra në fjalë ia kishte përsëritur vërejtjen pasi qe gjendja financiare e kosovarit ishte përkeqësuar edhe më tutje.
Në gusht të vitit 2011 borxhet e tij të hapura arrinin në 95 mijë franga ndërsa çertifikatat e humbjes ishin rritur në 35 mijë franga dhe pasqyronin një saldo negative prej më shumë se 102 mijë frangash.
Ndërsa në mars të vitit 2014 Zyra për Migracion kishte refuzuar përfundimisht që atij t`ia vazhdonte lejen e qëndrimit. Gjatë kësaj kohe është bërë e ditur se ai është dënuar për mashtrim të shumëfishtë.
Pas Gjykatës Administrative të Thurgaut, tash edhe Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, ka konstatuar se nuk ekzistojnë pengesa që do ta sillnin në pyetje dëbimin e personit të përmendur. Argumenti për dëbimin e tij qëndron pasi që edhe përkundër vërejtjeve të bëra, kosovarit vetëm sa i grumbulloheshin borxhet.
Ndërsa argumenti i tij se në rast dëbimi, familja e tij në Zvicër duhej të merrte ndihma sociale, është kundërshtuar nga gjykata. Sipas saj, duke pasur parasysh borxhet e tij, ai në fakt e kishte të pamundur të bështesë financiarisht familjen e tij. Ndërsa gruaja dhe fëmijët sipas gjykatës kanë mundësi t`i bashkohen atij në Kosovë, pasi që e kanë të njohur kulturën dhe mentalitetin e atjeshëm. Por ata natyrisht, kanë mundësi edhe të vazhdojnë qëndrimin në Zvicër.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













