Integrimi
Turqit e Zvicrës nuk e votojnë Erdoganin
Këtu, pak mbi 50 për qind e atyre që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës kanë votuar për partinë prokurde HDP dhe vetëm 27% për partinë e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan
Fitorja e Erdoganit, gjegjësisht partisë së tij konservative islamike AKP në zgjehdjet që u bajtën dje në Turqi është tashmë fakt i konfirmuar. Por një trend krejtësisht i ndryshëm është regjistruar në mesin e shtetasve të Turqisë në Zvicër. Këtu, pak mbi 50 për qind e atyre që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës kanë votuar për partinë prokurde HDP dhe vetëm 27% për partinë e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, ka raportuar agjencia turke e lajmeve Anadolu, transmetojnë mediet zvicerane.
Njëra ndër arsyet për këtë dallim të madh në mes të rezultateve duhet të jetë ajo se në Zvicër jetojnë shumë shtetas turq me përkatësi etnike kurde. Por ka po ashtu edhe një pjesë e mirë e turqve etnikë me orientim majtist, që votën e tyre nuk ia japin Erdoganit.
Ndryshe ka qenë në Gjermani. Në këtë vend me numrin më të madh të turqve jashtë Turqisë, mbi 59% të turqve kanë votiar për AKP-në e Erdoganit dhe vetëm 16% për HDP-në prokurde. Kjo parti ndërkq në vetë Turqinë ka fituar vetëm 10% të votave.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














