Policia e Kosovës ka identifikuar pesë persona të dyshuar për përgatitjen e një vrasjeje të rëndë në Prishtinë. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë në arrati.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë hetimeve është identifikuar edhe personi që dyshohet se ishte cak i vrasjes së planifikuar, i cili është intervistuar nga hetuesit.
Në kuadër të hetimeve, policia ka sekuestruar një veturë të dyshuar, ndërsa gjatë kontrollit të saj është gjetur një armë zjarri me municion. Po ashtu, gjatë bastisjes së shtëpive të të dyshuarve është konfiskuar edhe një armë tjetër me municion.
Dy të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.