Skip to content

Një frangë në ditë për transport publik, Basellandi miraton uljen e çmimit për të rinjtë

Ein TANGO Tram (Be 6/10) der Baselland Transport AG (BLT) in Basel, am Mittwoch, 26. August 2026. (KEYSTONE/Georgios Kefalas)

Abonimi vjetor U-Abo për fëmijët dhe të rinjtë nën 25 vjeç do të kushtojë 365 franga. Nisma u miratua me rreth 55 për qind të votave.

Fëmijët dhe të rinjtë në kantonin Basel-Landschaft do të përfitojnë transport publik më të lirë. Në votimin e sotëm, qytetarët miratuan me rreth 55 për qind të votave nismën për uljen e çmimit të abonimit vjetor U-Abo në 365 franga, përcjell albinfo.ch.

Kjo shumë përkon me një frangë në ditë. Aktualisht, abonimi për të rinjtë kushton 542 franga në vit.

Nisma u ndërmor nga organizatat rinore të pesë partive. Mbështetësit e paraqitën atë si lehtësim për familjet dhe mundësi për të nxitur përdorimin e autobusëve, tramvajeve dhe trenave.

Nga çmimi i reduktuar do të përfitojnë fëmijët dhe të rinjtë nën 25 vjeç që banojnë në kanton. Diferencën do ta mbulojë kantoni, ndërsa rregullimi i ri parashikohet të hyjë në fuqi një vit pas votimit.

Modeli me abonim vjetor prej 365 frangash zbatohet tashmë në kantonin fqinj Basel-Stadt. /Albinfo.ch