Skip to content

KFOR-i uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Krenarë që shërbejmë së bashku

Misioni i NATO-s në Kosovë u ka përcjellë urime ushtarëve shqiptarë me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë.

KFOR-i ka uruar Shqipërinë dhe ushtarët shqiptarë që shërbejnë në mision me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, përcjell albinfo.ch.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, misioni i NATO-s në Kosovë ka shprehur krenarinë për shërbimin përkrah aleatëve shqiptarë.

“Si një ekip i vetëm. Krenarë që shërbejmë dhe qëndrojmë përkrah aleatëve tanë shqiptarë, ndërsa ata festojnë Ditën e tyre Kombëtare”, thuhet në urim.

Mesazhi përmbyllet me urimin në gjuhën shqipe: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!”, si dhe me një përshëndetje për ushtarët shqiptarë me rastin e festës kombëtare./Albinfo.ch