Lajme
Shpartallohet banda përgjegjëse për trafikimin e 10.000 kosovarëve
Banda përbëhet nga trafikantë nga Kosova. Ajo dyshohet se është përgjegjëse për trafikimin e rreth 10 mijë refugjatëve drejt vendeve të BE-së

Në një aksion në shkallë të gjerë, të iniciuar nga Policia e Austrisë është kapur një bandë trafikantësh nga Kosova për të cilën dyshohet se është përgjegjëse për trafikimin e rreth 10 mijë refugjatëve drejt vendeve të BE-së, me çka ka krijuar të ardhura prej miliona eurosh. Me arrestimin e 77 personave në të njëjtën kohë në 7 vende evropiane, policia ka shkatërruar strukturën e një organizate mafioze, shkruan krone.at. Hetimet patën filluar nga landi austriak Kärnten.
Pas disa muajsh të hetimeve që kanë përfshirë 16 000 përgjime telefonatash , aksioni është përmbyllur me sukses. Në raportin përfundimtar të bërë nga prokuroria mund të shihen shumë të dhëna mbi vila luksoze, policë të korruptuar, tregti me drogë, plaçkitje dhe mbi të gjitha, mbi trafikim me qenie njerëzore, transmeton albinfo.ch gazetën austriake.
Sfidues në këtë rast ka qenë koordinimi i informatave të marra nga një numër shtetesh të ndryshme”, ka thënë njëri nga përgjegjësit e aksionit. Në fund policët, të udhëhequr nga kriminalistët e landit Kärnten dhe me ndihmën e Europol-it e Eurojust-it ia kanë dalë të depërtojnë deri në nivelet e larta të organizatës mafioze dhe ta shkatërrojnë atë. Për këtë meritë, policët hetues nga ky land do të dekorohen si kriminalistët e vitit në Austri, thuhet më tutje në artikull.
Sipas udhëheqësve të aksionit, veprimi i tyre ka dhënë fryte në luftën kundër tregtisë me qenie njerëzore: “rrugët e trafikimit janë bllokuar, fluksi i refugjatëve nga Kosova është ndërprerë dhe kërkesat e azilit nga ai vend kanë rënë përgjysmë”.
E-Diaspora
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025” Pas suksesit të edicionit të parë, ftesë për pjesëmarrje në “Kosova in Berlin – Edicioni i...
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz