Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 986-të në karrierë, duke iu afruar edhe më shumë objektivit prej 1000 realizimesh, por skuadra e tij, Al-Nassr, është mposhtur 3:1 nga Al-Ahli, përcjell albinfo.ch.
Sulmuesi portugez e kaloi Al-Nassrin në epërsi në minutën e 14-të. Vetëm katër minuta më vonë, ai pati mundësinë ta dyfishonte rezultatin nga penalltia, por goditja e tij përfundoi në shtyllë.
Al-Ahli e barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë përmes Galenos. Në pjesën e dytë, Ivan Toney realizoi nga penalltia në minutën e 71-të, ndërsa Roger Ibañez vulosi fitoren në minutën e 75-të.
Pavarësisht disfatës, Ronaldo bëri një hap tjetër drejt shifrës 1000. Me 986 gola të regjistruar deri tani, 41-vjeçarit i nevojiten edhe 14 realizime për ta arritur këtë objektiv./Albinfo.ch