Përfaqësuesja e Kosovës po pëson humbje 2:0 ndaj Irlandës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, e cila po zhvillohet në Dublin.
Irlanda kaloi në epërsi në minutën e 28-të, kur Troy Parrott realizoi nga pika e bardhë. Penalltia u akordua pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Kreshnik Hajrizi, i cili për këtë veprim u ndëshkua edhe me karton të kuq.
Në minutën e 50-të, Irlanda fitoi edhe një penallti tjetër, pas një ndërhyrjeje të portierit Aro Muriq. Sërish ishte Troy Parrott ai që mori përgjegjësinë e ekzekutimit dhe shënoi për rezultatin 2:0.
Pas përjashtimit të Hajrizit, Kosova po luan me një futbollist më pak, ndërsa Irlanda ka marrë kontrollin e lojës.
Para se të mbetej me dhjetë lojtarë, Kosova pati disa mundësi për të rrezikuar portën kundërshtare, por pa arritur të konkretizojë rastet.