Gjatë muajit tetor kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut është rritur me 0.4% krahasuar me shtatorin. Ndërsa, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, rritja është 3.3%.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave më shumë janë shtrenjtuar pijet alkoolike dhe duhani me 2.5%. Veshjet dhe këpucët, si dhe shpenzimet për rekreacion, sport dhe kulturë, janë rritur për 1.2%. Ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike, që janë pjesë e shpenzimeve të përditshme të qytetarëve, janë shtrenjtuar me 0.7%, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, disa produkte dhe shërbime kanë shënuar edhe ulje të çmimeve. Mobiljet dhe pajisjet shtëpiake janë ulur me 1.3%, restorantet dhe shërbimet e akomodimit 0.7% ndërsa transporti me 0.3%. Por kur bëhet krahasimi me tetorin e vitit të kaluar, rritja është dukshëm më e madhe në disa kategori.
Transporti kryeson me një shtrenjtim prej 9.5%, që do të thotë se shpenzimet në këtë sektor janë dukshëm më të larta se para një viti. Pas tij renditen rekreacioni, sporti dhe kultura me 8.5%, si dhe pijet alkoolike dhe duhani me 7.8%. Ndërkohë, çmimet me pakicë në përgjithësi kanë shënuar rritje vjetore prej 3.2%.
Rritja më e theksuar është regjistruar te karburantet, kryesisht pas konflikti SHBA-Iran, rritje që ka ndikuar edhe në të gjitha industritë tjera.