Rreth orës 13:30 të së premtes (sot), një makinë kositëse dhe mjete të tjera kopshtarie u vunë në flakë në Kastellstrasse të qytetit Köngen, republika gjermane, Baden Württemberg.
Vetë gruaja kosovare e dyshuar për zjarrvënie ka njoftuar policinë dhe pas kësaj është në paraburgim, transmeton albinfo.ch
Që nga mesdita e së premtes, policia në Köngen (ES) ka qenë duke hetuar rastin, shkruan ntzt.de. Askush nuk ka pësuar nga zjarri ndërs dëmet e shkaktuara janë gjithsej disa qindra euro.
E dyshuara u arrestua dhe, pas përfundimit të procedurave policore, do të dërgohet në një spital psikiatrik.
Hetimi, veçanërisht ai për motivin e vënies së zjarrit, është duke vazhduar.