Skip to content

Bëhet publike agjenda e Forumit B2B Zvicër–Kosovë, më 28 tetor në Lausanne

Mbi 25 kompani prodhuese nga Kosova do të takohen me biznese nga Zvicra për të prezantuar produktet e tyre dhe për të shqyrtuar mundësi konkrete bashkëpunimi.

E mërkurë, 28 tetor 2026
Starling Hotel, Saint-Sulpice – Lausanne

Forumi përfshin sektorët e përpunimit të drurit dhe mobiljeve, shtëpive të parafabrikuara, përpunimit të metaleve, tekstilit dhe veshmbathjes.

AGJENDA

13:30–14:00 | Pritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

14:00–14:30 | Hapja zyrtare e Forumit

Ngjarjen do ta moderojë moderatori i njohur nga Kosova, Berat Miftari.

Fjalë përshëndetëse nga:
• Bashkim Iseni dhe Sevdail Tahiri — albinfo.ch
• Egzon Fejzullahu — Lead Market Facilitator, GROW Project, Swisscontact
• Arieta Vula Pozhegu — drejtoreshë e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK)
• Mentor Latifi — ambasador i Kosovës në Bernë
• Avni Orllati — Orllati Group, Zvicër
• Labinot Haxhaj — Probat Group, Zvicër

Prezantime nga përfaqësuesit e shoqatave dhe bizneseve:
• Kreshnik Shehu — kryetar i SHPDK-së dhe pronar i kompanisë Shehu
• Nazmi Mehmetaj — kryetar i Prefab dhe bashkëpronar i Green House
• Astrit Rexhaj — drejtor i shoqatës KIMERK
• Merita Sylaj — drejtoreshë e shoqatës KAMA

14:30–17:00 | Takime B2B
Takime ndërmjet kompanive për njohje, shkëmbim përvojash dhe shqyrtim të mundësive të bashkëpunimit.

17:30–19:00 | Aperitiv dhe biseda ndërmjet bizneseve
Biseda joformale dhe krijim kontaktesh mes pjesëmarrësve.

Kompanitë nga Zvicra që ende nuk janë regjistruar për pjesëmarrje në Forumin B2B Zvicër–Kosovë, më 28 tetor në Lausanne, mund ta bëjnë regjistrimin përmes këtij formulari:

🔗 https://forms.gle/h5xAE5gmHNSmxEAv7

Pjesëmarrja është pa pagesë për kompanitë nga Zvicra.

Në vitet e fundit te kompanitë kosovare është parë një rritje e prodhimtarisë dhe e zhvillimit të projekteve të ndryshme, kështu duke qenë në hap me trendët, nevojat e blerësve si dhe cilësinë e tyre si projektues apo prodhues. Nga kjo është rritur edhe kërkesa për t’i plasuar produktet e tyre në një treg më të gjerë dhe është krijuar një rrugë që këto kompani nga Kosova të hyjnë në tregun evropian, sidomos atë zviceran.

 

Për pyetje, informacione shtesë ose mundësi partneriteti dhe sponsorizimi nga kompanitë shqiptaro-zvicerane:

[email protected]

+41 79 285 36 71

+41 78 935 00 71

Ju mirëpresim më 28 tetor 2026 në Lausanne, për të krijuar ura të reja bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.