Skip to content

Adnan Dibrani takohet me të dërguarin e posaçëm të BE-së për Kosovën, Dirk Schübel

Eurodeputeti me prejardhje nga Kosova e cilësoi takimin si të rëndësishëm dhe të frytshëm, duke theksuar nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Eurodeputeti Adnan Dibrani ka zhvilluar një takim me Dirk Schübel, të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Kosovën, me ç’rast është diskutuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së,shkruan albinfo.ch.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dibrani e ka cilësuar takimin si të rëndësishëm dhe të frytshëm, duke theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian kanë rëndësi të veçantë për të ardhmen.

“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe BE-së është i rëndësishëm për të ardhmen. Pres me kënaqësi të vazhdojmë punën për forcimin e marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Dibrani.

Dirk Schübel mori detyrën si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Kosovën më 1 shtator 2026. Ai njëkohësisht ushtron detyrën e ambasadorit të BE-së dhe shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë./Albinfo.ch