Shqipe Bajrami CVP
Integrimi
Zgjedhjet 2015, test për shqiptaro-zviceranët
Asnjëri nga 30 shqiptaro-zviceranët që kanë kandiduar në zgjedhjet nacionale të 18 tetorit nuk kanë fituar vota të mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Parlamentin e Zvicrës.
Në Cyrih, për shkak të madhësisë së kantonit, ata fituan më shumë vota, por nuk arritën të shkruajnë histori që të bëhen për herë të parë pjesë e institucionit ligjvënës në Bernë.
Njëra ndër kandidatet më të reja në gjithë Zvicrën për Parlamentin Nacional, Qëndresa Sadriu, nga Glatbrugg-u (Zürich), ka marrë numrin dukshëm më të madh të votave në mesin e të gjithë kandidatëve me prejardhje shqiptare.
Mbi 70 mijë vota i ka marrë vajza 21-vjeçare, asistente dentale dhe studente me prejardhje nga Gjilani.
Sadriu thotë të ketë përfituar më shumë përvojë nga këto zgjedhje.
„Megjithatë, është një fitore e madhe për mua, sepse kam arritur ta mbaj vendin tim së bashku me ata që janë më të njohurit në Cyrih. Unë do të kandidoj përsëri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nëse do ta fitoj një ulëse në Parlamentin nacional, duhet të jetë një përvojë e madhe politike, në mënyrë që të gjithë ata që ma kanë dhënë votën t’i përfaqësoj në mënyrën më të mirë në Bernë”, tha Sadriu, e cila kishte marrë përkrahjen e komunitetit shqiptar.
„Kam marrë mbi 70 mijë vota, nëse e shikojmë listen, vetëm në komunën time unë isha radhitur në vendin e shtatë. Po ashtu e kisha përkrahjen edhe të zviceranëve, kjo do të thotë që edhe zviceranët më kanë pranuar kandidaturën time, që do të thotë që nuk e shikojnë vetëm emrin, por edhe vlerat e mia. Nuk prish punë nacionaliteti, sepse nuk duhet të shikojmë emrin, por vlerën e një njeriu, pikërisht këto zgjedhje tregojnë që qytetarët nuk ma shikojnë emrin, por angazhimin tim”, thotë në këtë prononcim për albinfo.ch Qendresa Sadriu.
Për Shqipe Bajramin, e cila i hyri kësaj gare me CVP-në, është megjithatë sukses që ishte në listën kryesore të kësaj partie, e cila në Cyrih nuk kishte fituar vota të mjaftueshme në këto zgjedhje.
„Unë personalisht për hirë të angazhimit tim familjar, të punës dhe vetë si fillestare, por edhe për arsye financiare, nuk kam pasur mundësi të bëj një grup punësh, mirëpo që nga fillimi e kam ditur që nuk do të kem një sukses të madh që t’ ia dal me një hap gjigant, mirëpo ta gjej vetën në një pozitë më të mirë se që kam qenë”, tha për albinfo.ch.
„Jam shumë falënderuese ndaj komunitetit shqiptar dhe jam me të gjithë ata persona që kam kontaktuar për kandidaturën time, dhe aty e kam parë gatishmërinë e tyre që duan të më ndihmojnë patjetër”, thotë më tutje Bajrami.
Ajo ka falënderuar të gjithë votuesit, të cilët, sipas saj, nuk janë vetëm
shqiptarë, por edhe zviceranë, fqinjët për rreth, kolegët e punës, shokët e studimeve, etj.
Edhe Lulzim Maliqi ka kandiduar me CVP-në në kantonin e Cyrihut.
Politikani shqiptar, edhe pse nuk kishte marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet i Parlamentit zviceran, e ka falënderuar CVP-në që ua kanë hapur dyert politikanëve me origjinë shqiptare, gjithashtu ai i ka falënderuar edhe përkrahësit e tij nga LDK-ja në Zvicër.
„Rezultati ka qenë mjaft i mirë, duhet të përgatitemi që në zgjedhjet e ardhshme të kemi një sukses edhe më të madh. Programi im ka qenë në nivel, mirëpo në zgjedhjet e ardhshme duhet të organizohemi edhe më mirë në të gjitha kantonet. Rezultati deri tash është afërsisht 12 000 vota, kjo është edhe një befasi e mirë për mua dhe i falënderoj të gjithë, edhe pse ne e kemi pasur një qëllim që secili t’i marrë mbi 50.000 vota, por ka qenë një konkurrencë mjaft e madhe në mes të partive, mirëpo në të ardhmen do ta forcojmë këtë rezultat”, thotë Maliqi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten
















