Skip to content

Gjenerali italian Roberto Vergori merr komandën e KFOR-it në Kosovë

Ndërrimi i komandës u zhvillua në një ceremoni ku morën pjesë krerët e institucioneve të Kosovës, të cilët vlerësuan rolin e misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Gjeneralmajori italian Roberto Vergori ka marrë të mërkurën komandën e misionit të KFOR-it në Kosovë, duke pasuar gjeneralmajorin turk Özkan Ulutaş, përcjell albinfo.ch.

Ceremonia e ndërrimit të komandës u zhvillua në praninë e udhëheqësve më të lartë të institucioneve të vendit.

Në këtë ceremoni morën pjesë presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Presidentja Shiroka-Pula falënderoi KFOR-in për kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë gjatë 27 vjetëve të fundit. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së këtij misioni në fuqizimin e institucioneve të sigurisë në vend.

Ndërrimi i komandës shënon vazhdimin e udhëheqjes së misionit të NATO-s, i cili ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe stabilitetit në Kosovë./Albinfo.ch

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti