E-Diaspora
Dënohet me burg të përjetshëm turku që vrau kosovaren 8 vjeçare
Sipas bashkëvuajtësve të tij në burg, të cilëve ai ua ka besuar informatën për vrasjen e Jenisës, ai kishte thënë se vrasjen e kishte bërë nga “urrejtja për shqiptarët”
Turko –gjermani I.B. është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e qarkut e Hanoverit në Gjermani, pasi kishte vrarë në mënyrë të përsëritur dy fëmijë romë, që të dy me prejardhje nga Kosova.
Drejtësia u vonua, por në fund zbardhi gjithçka. Vrasësi i Jenisa. M., 8 vjeçare e cila në vitin 2007 u ekzekutua dhe kufoma e saj u zhduk për shtatë vite pa asnjë gjurmë, në fund mori dënimin e merituar. I.B. u dënua me burg të përjetshëm nga gjyqi i qarkut të Hanoverit, shkruajnë mediet gjermane
Gjykata gjeti fajtor personin 44 vjeçar, i cili kishte vrarë një fëmijë në vitin 2007 që ishte mbesa e ish të dashurës së tij. Shkak për këtë ishin grindjet më familjen e ish të dashurës: “Ai ka vendosur që familjen ta përmbytë në fatkeqësi, në dëshpërim”, thotë gjyqtari kryesues Wolfgang Rosenbusch, përcjell “albinfo.ch”.
Burri është dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për shkak se ai kishte vrarë edhe një fëmijë tjetër, Dano nga Herfordi.
Që kur Jenisa u zhduk, familja dhe hetuesit e kishin në shënjestër të dënuarin. Në atë kohë ai u lirua nga paraburgimi sepse policia nuk gjeti prova për të. Kufoma e Jenisës ishte zhdukur.
Vetëm pasi I.B. u arrestua vitin e kaluar në Borghorst për vrasjen e fëmijës tjetër, pesëvjeçarit Dano, hetuesit arritën të zbulojnë edhe për vrasjen e Jenisës.
Me sa duket i akuzuari në besim u ka treguar disa të burgosurve se si i kishte vrarë Danon dhe Jenisën ndërsa gjatë rrëfimit të tij ai kishte treguar se edhe ku e ka fshehur vajzën e vdekur. Të burgosurit kishin informuar gjyqësorin. Në vitin 2014 gjendet përfundimisht skeleti i Jenisës.
Por çfarë e shtyri të dënuarin të bëj këtë akt? Siç thuhet ai si turk është ndier gjithmonë i fyer nga familja rome me prejardhje nga Kosova. Madje, sipas bashkëvuajtësve të tij në burg, të cilëve ai ua ka besuar informatën për vrasjen e Jenisës, ai kishte thënë se vrasjen e kishte bërë nga “urrejtja për shqiptarët”, kanë shkruar mediet gjermane. Fjala është për atë se familjarët e Jenisës janë romë nga Kosova që flasin shqip Edhe Dano ishte vrarë në shenjë hakmarrje, sepse fëmija gjithashtu i përkiste grupit etnik të romëve të Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











