Tenori kosovar me famë botërore, Rame Lahaj, ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe pak bileta për koncertin që do të mbahet më 10 tetor në Kongresshaus Zürich, shkruan albinfo.ch.
Lahaj do të ngjitet në skenë së bashku me ARMA Ensemble, në një koncert të dedikuar publikut shqiptar në diasporë.
Pas Zürichut, turneu “PASSION & ORIGIN” do të vazhdojë në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor./Albinfo.ch