Kosova
Hamza: Shteti duhet të jetë pranë ish-krerëve të UÇK-së
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se me zgjedhjen e presidentes së re duhet të rritet angazhimi institucional për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke thënë se me krijimin e institucioneve të reja duhet të ketë angazhim më të madh shtetëror për ish-krerët e UÇK-së, përcjell albinfo.ch.
Hamza e lidhi këtë angazhim me betejën për drejtësi, të vërtetën dhe atë që ai e cilësoi si pastërtinë e luftës çlirimtare. Sipas tij, kjo çështje nuk mund të mbetet vetëm përgjegjësi e individëve, familjeve dhe mbrojtësve të ish-krerëve.
“Beteja për drejtësi në Hagë nuk mund të bëhet më vetëm nga individët, familjet, dashamirët dhe mbrojtësit e tyre. Shteti ynë tani duhet të jetë pranë tyre, me të gjitha kapacitetet dhe përgjegjësitë që i takojnë”, ka shkruar Hamza.
Ai ka përmendur edhe protestat e qytetarëve në Kosovë dhe diasporë, ndërsa ka bërë thirrje për koordinim dhe bashkëpunim institucional lidhur me këtë çështje.
Hamza ka theksuar se tashmë Kuvendi ka miratuar një deklaratë të përbashkët politike dhe ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa Kosova ka edhe presidenten e re. Ai ka kërkuar që këto zhvillime të shoqërohen me veprime konkrete institucionale.
“Beteja jonë për drejtësi duhet të vazhdojë. Dhe në këtë betejë, çlirimtarët tanë nuk do të jenë vetëm”, ka deklaruar Hamza./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












