Lajme
Gjermani, 15-vjeçari kosovar hetohet për vjedhjen e dy skuterëve elektrikë
Skuterët u lokalizuan përmes një aplikacioni gjurmimi, ndërsa policia gjeti tre adoleshentë duke i çmontuar me mjete pune.
Policia në Kempten të Gjermanisë ka nisur hetimet ndaj tre adoleshentëve, të dyshuar për vjedhjen e dy skuterëve elektrikë pranë një shkolle. Në mesin e të dyshuarve ndodhet edhe një 15-vjeçar me shtetësi kosovare, transmeton albinfo.ch.
Rasti është raportuar të martën, më 29 shtator, në Reichlinstraße të Kemptenit, ku dy skuterët elektrikë dyshohet se janë marrë brenda një intervali prej rreth një ore.
Pas vjedhjes, pronarët kanë përdorur një aplikacion gjurmimi për të përcaktuar vendndodhjen e mjeteve dhe më pas kanë njoftuar policinë. Ata, së bashku me një patrullë policore, kanë shkuar në lokacionin e treguar nga sistemi i gjurmimit.
Sipas policisë, në atë vend janë gjetur disa adoleshentë, të cilët dyshohet se po i çmontonin skuterët elektrikë duke përdorur mjete pune. Mes tyre ishte edhe 15-vjeçari kosovar.
Dy skuterët janë sekuestruar nga policia dhe më pas u janë kthyer pronarëve. Në kuadër të hetimeve, zyrtarët policorë kanë konfiskuar edhe telefonat celularë të të rinjve.
Stacioni Policor i Kemptenit po vazhdon hetimet ndaj tre adoleshentëve nën dyshimin për vjedhje./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










