Policia e Kosovës ka konfirmuar se është raportuar një mjet i dyshuar shpërthyer në rrugën “Rrustem Hyseni”, në afërsi të sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka deklaruar se qytetarët në atë zonë janë evakuuar.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Rrustem Hyseni’, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes.