Kosova

FFK: Kosova gati për ndeshjen ndaj Izraelit

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitje të lehtë.

“Dardanët” e zhvillojnë sot nga ora 20:45 ndeshjen kundër Izraelit, teksa dueli i tretë i Grupit B3 të Ligës së Kombeve luhet në Debrecen.

FFK-ja ka shkruar gjatë ditës se Kosova është “gati për sfidën”.

“Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot në orët e paradites një stërvitje të lehtë në Debrecen, në prag të ndeshjes kundër Izraelit. Dardanët do të përballen me Izraelin sonte nga ora 20:45, në kuadër të Grupit 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve”, ka shkruar FFK-ja të enjten.

Pamjet e publikuara nga federata: