Kosova
Von der Leyen sot në Kosovë, nis takimet me krerët shtetërorë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë gjatë ditës takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vazhdojë sot në Kosovë vizitën e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Pas qëndrimit të djeshëm në Shqipëri, von der Leyen do të zhvillojë gjatë ditës takime me krerët institucionalë të Kosovës, me fokus në procesin e integrimit evropian dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Takimi i parë është paraparë me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Sipas njoftimit për media, takimi von der Leyen-Haxhiu do të nisë në orën 12:30 në ambientet e Presidencës së Kosovës.
Gjatë vizitës, presidentja e Komisionit Evropian pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Në fokus të vizitës janë rruga e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, reformat e nevojshme në këtë proces, si dhe zbatimi i Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për rajonin.
Vizita e von der Leyen zhvillohet në kuadër të një turneu në vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes të cilit Bashkimi Evropian synon të riafirmojë mbështetjen për procesin e integrimit evropian dhe për zhvillimin ekonomik të rajonit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









