Kosova

Protesta në Prishtinë vijon për të 13-tën natë radhazi

Për të 13-tën natë me radhë, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është mbushur me qytetarë që kanë marrë pjesë në tubimin në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në mesin e të pranishmëve kanë qenë familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës dhe qytetarë të tjerë. Përmes këtij tubimi, pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimeve dhe zhvillimeve në Dhomat e Specializuara në Hagë lidhur me rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjatë tubimeve të njëpasnjëshme janë përsëritur kërkesat drejtuar institucioneve të Kosovës për ndryshimin e ligjit që rregullon Gjykatën Speciale.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë, ndërsa kanë paralajmëruar për një mobilizim edhe më të gjerë në ditët në vijim.