Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Vazhdon masa për uljen e TVSH-së për naftën
Qeveria në Maqedoni të Veriut ka vazhduar masën për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për naftën, duke e mbajtur normën në 10 për qind, në vend të 18 për qind, deri më 12 tetor 2026.
Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila tha se masa synon të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet me pakicë të karburanteve dhe të kufizojë ndikimin e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
“Me vazhdimin e kësaj mase ndikojmë drejtpërdrejt në çmimet me pakicë të karburanteve dhe kufizojmë bartjen e presioneve të jashtme të çmimeve te çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera”, deklaroi ajo, shkruan ina, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka deklaruar se Qeveria po ndjek zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe po ndërmerr masa kur është e nevojshme, me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve dhe ruajtjes së stabilitetit të ekonomisë vendase.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











