Kosova
Gërvalla pas aktgjykimit të Speciales: I jemi futur punës, po përgatitemi për betejën ligjore të radhës
Ministrja Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla ka folur sot lidhur me akuzat që i janë bërë se ka dërguar dosje në Gjykatën Speciale dhe se ka heshtur pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një konferencë për media e pyetur pse ka heshtur pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, ajo mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se se një deklaratë në emër të Republikës së Kosovës e ka lëshuar kryeministri Albin Kurti, ndërkaq, ajo dhe ekipi i saj i janë futur punës me qëllim që të përgatiten për betejën ligjore në instancën e ardhshme.
“Deklaratat që më lidhin mua me bashkëpunimin me Gjykatën Speciale tashmë janë bërë bozë sepse i kam shpjeguar disa herë. Nuk ka asnjë hallkë, as me UNMIK-un, as me EULEX-in, e as me Gjykatën Speciale… nuk ka asnjë pikë takim timin, as direkt as indirekt, mirëpo edhe pak durim duhet të kemi sepse aktgjykimi do të vijë shpejt dhe do ta shohim shumë shpejt. Një shpresë të vogël e kam që të paktën ata që më së shumti kanë bërtitur në këtë lëmi, ata që më shumti më kanë etiketuar me lloj-lloj emrash që paktën para pasqyrë të skuqen për një moment që nuk kanë dashur të dëgjojnë faktet, por kanë zgjedhur të përsërisin gënjeshtrat e vëna në qarkullim nga ata vetë”, ka deklaruar ajo.
Tutje, Gërvalla mohoi akuzat e bëra se ajo ka heshtur pas vendimit të Gjykatës Speciale.
“…Unë nuk kam heshtur. Jam ministre e Drejtësisë, kryeministri ka dhënë një deklaratë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërkaq unë së bashku me ekipin tim qysh ditën e parë i jemi futur punës me qëllim që të përgatitemi për një betejë sepse çështja e Gjykatës Speciale është betejë ligjore, nuk është betejë deklaratash në media. Si betejë ligjore, ne duhet të jemi profesionistë, të mençur, me kokën të ftohtë, pa shumë bërtitma duhet të përgatitemi për instancën e ardhshme”, tha ajo, transmeton albinfo.ch.
“Jam e bindur se mund të bëjmë më shumë, por jemi duke analizuar të gjitha rrethanat që secili në pozicionin e tij, në përgjegjësinë e tij ta kryej punën e tij si duhet dhe me ndershmëri”, tha ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë









