Kosova

Vjosa Osmani falënderon mërgatën shqiptare në SHBA për kontributin ndaj Kosovës

Në një gala-mbrëmje në Shtetet e Bashkuara, ish-presidentja e Kosovës vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në mbështetje të vendit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në gala-mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council, ku ka shprehur mirënjohjen e saj për mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe kontributin e saj ndaj Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Osmani theksoi rëndësinë e rolit që diaspora shqiptare në SHBA ka luajtur ndër vite në mbështetje të Kosovës, duke vlerësuar përkushtimin dhe kontributin e saj në periudha të rëndësishme të historisë së vendit.

“Ishte kënaqësi të flas në këtë gala-mbrëmje dhe t’i falënderoj mërgatën tonë në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Osmani.

Ajo vlerësoi në veçanti lidhjen e vazhdueshme të mërgatës me Kosovën dhe angazhimin e saj ndër vite në çështjet që lidhen me vendin. /Albinfo.ch