Në kategorinë e shëndetësisë, Zvicra renditet në vendin e 2-të, ndërsa ka edhe jetëgjatësinë më të lartë në mesin e të gjitha vendeve të përfshira në indeks, përcjell albinfo.ch.
Vlerësimi merr parasysh financat e pensionit, shëndetësinë, cilësinë e jetës dhe mirëqenien materiale.
Në fund të fundit, një pension i mirë nuk lidhet vetëm me sa para ke, por edhe me sa gjatë dhe në çfarë gjendjeje shëndetësore mund t’i shijosh ato.
Zvicra duket se spikat pikërisht në këtë aspekt./Albinfo.ch