Integrimi
Faleminderit, Zvicër!
Zvicra dërgon edhe Shqipërinë në Francë! Falë shkollës dhe disiplinës zvicerane, djemtë e shqiponjës dykrenare realizuan ëndrrën e kamotshme. Kombëtarja shqiptare vulosi mbrëmë në Yerevan me një fitore bindëse kualifikimin për në Kampionatin Evropian, duke e mundur Armeninë tre me zero.
Protagonistë të kësaj ndeshje ishin shqiptarët e Zvicrës; Gashi, Gjimshiti dhe Sadiku, që të tre shënuan nga një gol.
Me këtë rezultat, Shqipëria dërgoi Dinamarkën në barazh, kurse lë Serbinë me një dieferencë prej 10 pikësh mbrapa tabelës së grupit L. Armenia e Mkhitaryan të Dortmundit nuk ka arritur të tubojë më shumë së dy pikë.
Krahas Shqipërisë, Rumania është përfaqësuesja e dytë e Ballkanit që ka siguruar kualifikimin e drejpërdrejtë. Të tjerat përfaqësuese, si Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Hungaria dhe Turqia do të shkojnë në balotazh sipas tabelës aktuale.
Për Shqipërinë ky sukses do të ishte i pamundur pa lojtarët e diasporës! Lojtarët kyç të kombëtarës shqiptare kanë sjellë në ekipin kuq e zi mentalitetin e punës dhe disiplinës të akademive futbollistike të shkollave zvicerane. Numri më i madh i lojtarëve të rinj shqiptarë nga Zvicra kanë kaluar nëpër akademitë e shkollave të ekipit më të madh të Zvicrës, FC Bazelit, FC Cyrih, GC e kështu me radhë.
Shkelzen Gashi, Taulant Xhaka, Naser Aliji që të tre luajnë për FC Bazeli. Berat Gjimshiti dhe Burim Kukeli aktivizohen në FC Cyrih. Kurse Migjen Basha në FC Luzern dhe Amir Abrashi, ish-lojtar i GC-së që tani luan në Bundesliga dy për SC Freiburg. Shtatë lojtarë që janë rritur në Zvicër. Dhe në stol me Armando Sadikun FC Cyrih. Arlind Ajeti, Ermir Lenjani dhe Lorik Cana që po ashtu si i ri ka filluar karrierën në Zvicër.
Ky kontigjent futbollistësh nuk përfundon këtu, shqiptarët e Zvicrës apo Federata e Futbollit Zviceran janë furnizues me futbollistë cilësorë edhe të përfaqësueses së Kosovës. Ndërkohë që në radhët e veta ka po ashtu gjysmën e ekipit me futbollistë që kanë rrënjë shqiptare: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Memedi, Valoni Behrami, Blerim Xhemajli, Pajtim Kasami janë vula e suksesit të helvetikëve që kanë bërë Zvicrën një skuadër që nëse nuk arrin të kualifikohet si e para në grup, të dytin thuajse e ka të sigurt.
Shqipëria dhe Zvicra janë atraksioni i vërtetë i Kampionatit Evropian vitin ardhshëm në Francë, dy vëllëzërit Xhaka mund të përballen ndaj njëri-tjetrit, kurse shqiptarët janë aty me dy ekipe, ku përveç Shqipërisë, me shumë interes ndjekin dhe bëjnë tifo edhe për Zvicrën.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











