Kosova
Kallas takon përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor në Nju-Jork, pjesë e takimit Kurti dhe Gjuriq
Në takimin joformal, ku morën pjesë përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, u diskutua për stabilitetin rajonal.
Përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar një takim joformal me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, në Nju-Jork, përcjell albinfo.ch.
Në takim morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti; ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha; kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski; presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq; ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq; si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë dhe Hercegovinës, Dino Konakoviq.
Për takimin ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila ka bërë të ditur se diskutimet janë përqendruar te çështjet që lidhen me stabilitetin rajonal.
Takimi është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe institucioneve të Bashkimit Evropian në Nju-Jork./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












