Lajme
Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Tubimi me moton “Liria ka emër – UÇK” është paralajmëruar për 26 shtator në qendër të Hamburgut.
Një protestë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paralajmëruar të mbahet më 26 shtator në Hamburg të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta me moton “Liria ka emër – UÇK” do të mbahet nga ora 16:00 deri në 18:00, në Rathausmarkt 1, në Hamburg.
Organizatorët e kanë cilësuar tubimin si protestë “kundër padrejtësisë ndaj çlirimtarëve” dhe u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’i bashkohen protestës.
Protesta në Hamburg vjen në kuadër të tubimeve të paralajmëruara nga komunitetet shqiptare në disa qytete të Evropës më 26 dhe 27 shtator, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Aktualisht, në disa vende evropiane janë paralajmëruar aktivitete dhe protesta të komunitetit shqiptar lidhur me këtë çështje./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator Tubimet janë paralajmëruar në Hamburg, Frankfurt, Hannover dhe Düsseldorf, nën moton “Jo në emrin tim”.... -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











