Futboll
Foda vendos për 23-shen ndaj Irlandës, katër lojtarë mbesin jashtë
Leard Sadriu, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica dhe Vesel Demaku do ta ndjekin nga tribunat ndeshjen e Kosovës në “Fadil Vokrri”.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dorëzuar në UEFA listën përfundimtare me 23 futbollistët që do të jenë të gatshëm për përballjen ndaj Republikës së Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve, përcjell albinfo.ch.
Nga futbollistët e grumbulluar, jashtë listës prej 23 lojtarësh për këtë ndeshje kanë mbetur Leard Sadriu, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica dhe Vesel Demaku.
Të katër futbollistët nuk do të mund të aktivizohen në këtë përballje dhe ndeshjen do ta ndjekin nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Kosova do të përballet sonte me Republikën e Irlandës në Prishtinë, në ndeshjen hapëse të saj në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Përballja ka rëndësi të veçantë edhe për faktin se bëhet fjalë për ndeshjen e parë zyrtare mes Kosovës dhe Irlandës.
Takimi mes “Dardanëve” dhe irlandezëve zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova synon ta nisë këtë cikël me rezultat pozitiv./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator Tubimet janë paralajmëruar në Hamburg, Frankfurt, Hannover dhe Düsseldorf, nën moton “Jo në emrin tim”.... -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










