Kosova

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi është konstituar, formimi i Qeverisë nuk është antikushtetues

Gjykata ka konstatuar se zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator nuk bie ndesh me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas skadimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh, të përcaktuar në nenin 66 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Në vendimin e publikuar, Gjykata ka vlerësuar se kalimi i këtij afati ka pasoja në rrjedhjen e afateve të tjera kushtetuese, përfshirë ato që lidhen me zgjedhjen e Presidentit, në rast se posti është vakant, si dhe me formimin e Qeverisë.

Megjithatë, Gjykata ka konstatuar se zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Në vendimin e saj, Gjykata thekson se Kuvendi është konstituuar pas afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë.

“TË KONSTATOJË që Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit tridhjetë (30) ditor…”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese./Albinfo.ch