Një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është paralajmëruar më 26 shtator në Düsseldorf të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të organizatorëve, tubimi do të nisë në orën 17:30. Përmes protestës, ata synojnë të shprehin mbështetjen e tyre për UÇK-në dhe solidaritetin me ish-krerët e saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Protesta në Düsseldorf vjen pas tubimeve të organizuara në ditët e fundit në Kosovë dhe në disa vende të diasporës shqiptare, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë./Albinfo.ch