Lajme
Diaspora në kërkim të vullnetarit të vitit: Hapet nominimi për çmimin special
Çmimi i veçantë u dedikohet individëve nga diaspora që kanë kontribuar për Kosovën përmes vullnetarizmit dhe iniciativave me ndikim pozitiv
Diaspora shqiptare ftohet të nominojë individë që kanë dhënë kontribut për Kosovën përmes vullnetarizmit, ekspertizës, mbështetjes financiare apo iniciativave të tjera me ndikim pozitiv, transmeton alninfo.ch.
Organizata TOKA, së bashku me partnerët e saj, po organizon për të tretën herë Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit, ndërsa në kuadër të edicionit të vitit 2026 është paraparë edhe çmimi “Përfaqësuesi/ja i/e Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit”.
Ky çmim u dedikohet individëve nga diaspora që janë angazhuar për Kosovën dhe komunitetet e saj përmes punës vullnetare apo iniciativave të tjera që kanë sjellë ndikim pozitiv.
Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve, organizatave dhe komuniteteve shqiptare në diasporë që të nominojnë një person që e vlerësojnë për kontributin e tij ose të saj, ndërsa mundësohet edhe vetënominimi.
Për këtë çmim do të merret parasysh vetëm kontributi i dhënë gjatë periudhës maj 2025 – korrik 2026.
Afati i fundit për nominime dhe vetënominime është 25 tetor 2026.
Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, programi “EJA Kosovë” i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.
Për nominime në gjuhën shqipe mund të përdoret formulari përkatës, ndërsa është në dispozicion edhe formulari në gjuhën angleze./Albinfo.ch
Nomino përmes linkut:
https://toka-ks.org/nominimet-per-cmimet-e-vullnetarizmit-te-vitit-2026-jane-te-hapura/
Për informata shtesë, organizatorët kanë bërë të ditur se mund të kontaktohen përmes adresës elektronike [email protected] ose në numrin +383 49 569 800.
Për të parë thrrjen zyrtare vizitoni:
https://toka-ks.org/nominimet-per-cmimet-e-vullnetarizmit-te-vitit-2026-jane-te-hapura/
E-Diaspora
-
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator Tubimet janë paralajmëruar në Hamburg, Frankfurt, Hannover dhe Düsseldorf, nën moton “Jo në emrin tim”.... -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











