Lajme
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Gjatë takimit, Rama njoftoi se Shqipëria do të hapë një konsullatë të re në Michigan, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes shtetit shqiptar dhe komunitetit të diasporës.
Sipas Ramës, marrëdhënia e emigrantëve me Shqipërinë ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadave të fundit, paralelisht me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.
“Tani ju në Shqipëri nuk dërgoni më para për bukë apo për ilaçe, për mbijetesë. 90 për qind e familjeve kanë përfituar këto 35 vjet së paku një herë nga diaspora shqiptare. Tani ne nuk jemi një vend mbijetese, por një vend shprese”, u shpreh Rama.
Rama për procesin në Hagë
Gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar foli edhe për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rama tha se, sipas tij, janë institucionet e Kosovës ato që duhet të përcaktojnë strategjinë dhe hapat e mëtejshëm lidhur me vendimin ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së.
“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, deklaroi kryeministri.
Shqipëria drejt BE-së
Duke folur për integrimin europian, Rama deklaroi se Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe se tashmë vendi po hyn në fazën e mbylljes së tyre.
Ai tha se synimi i qeverisë është që procesi i integrimit të përfundojë brenda vitit 2030.
Rama u ndal gjithashtu te strategjia “Shqipëria 2030”, duke theksuar se diaspora është një prej prioriteteve të saj.
“Tani kemi një strategji më të gjerë të Shqipërisë 2030, e cila e ka në qendër të vëmendjes diasporën. Ne po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës, që do të jetë një dritare unike për t’u lidhur me Shqipërinë”, tha Rama.
Takimi me shqiptarët e Michiganit u përmbyll në një atmosferë festive, ku kryeministri mori një dhuratë simbolike nga fëmijët e shkollës shqipe, të cilët ishin veshur me kostume kombëtare.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












