Shqipëria
Për 8 muaj, 9.4 milionë turistë në Shqipëri
Qëllimi është që turizmi të sjellë më shumë punësim, të forcojë ekonomitë lokale dhe të krijojë më shumë të ardhura për familjet shqiptare
Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shifrat janë bërë publike nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se vetëm gjatë muajit gusht vendi priti mbi 2.4 milionë vizitorë të huaj.
Sipas ministrit, shifrat tregojnë konsolidimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit. Megjithatë, fokusi i politikave të ardhshme, sipas Gonxhes, është që rritja e numrit të vizitorëve të shoqërohet me zhvillim të qëndrueshëm të sektorit, transmeton albinfo.ch.
Në këtë drejtim, prioritet do të jenë investimet cilësore, ekonomia e eventeve, rijetëzimi i trashëgimisë kulturore dhe zgjerimi i ofertës turistike gjatë gjithë vitit.
Qëllimi është që turizmi të sjellë më shumë punësim, të forcojë ekonomitë lokale dhe të krijojë më shumë të ardhura për familjet shqiptare, duke reduktuar njëkohësisht përqendrimin e aktivitetit vetëm në muajt e sezonit veror.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









