Shqipëria
Nga marsi 2027, lidhja e parë direkte Luksemburg-Shqipëri
Fluturimet do të kryhen dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, gjatë gjithë vitit
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun ndërkombëtar të turizmit, falë bregdetit të Adriatikut dhe Jonit, peizazheve natyrore dhe trashëgimisë së pasur historike e kulturore, shkruan “Le Quotidien” gazeta ditore e Luksemburgut.
Nga plazhet e jugut te qytetet historike dhe Alpet në veri, vendi ofron një larmi përvojash turistike, që po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë nga tregjet evropiane.
“Luxair” nis lidhjen e parë direkte me Shqipërinë
“Luxair”, kompania ajrore kombëtare e Luksemburgut, që operon fluturime nga Luksemburgu drejt destinacioneve në Evropë dhe më gjerë, do të hapë në mars 2027 një linjë të re direkte dhe gjatë gjithë vitit mes Luksemburgut dhe Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, me dy fluturime në javë, transmeton albinfo.ch.
Kompania ajrore njoftoi se, nga 29 marsi i vitit 2027, do të nisë një lidhje të re direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, kryeqytetit shqiptar.
Fluturimet do të kryhen dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, gjatë gjithë vitit.
Kjo do të jetë lidhja e parë ajrore direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës.
Linja e re synon, ndër të tjera, t’i përgjigjet kërkesës së komunitetit të madh shqiptar që jeton në Luksemburg dhe në rajonin e gjerë përreth tij.
Ajo do të lehtësojë udhëtimet për vizita te familjarët dhe të afërmit, por synon gjithashtu edhe turistët që e zgjedhin Shqipërinë si destinacion turistik.
Sipas “Luxair”, Tirana ishte ndër tregjet me potencialin më të madh për nisje nga Luksemburgu, bazuar në një studim të kryer nga kompania në vitin 2026.
Kompania vë në dukje gjithashtu, rritjen e turizmit ndërkombëtar në Shqipëri dhe zhvillimin e shpejtë të Aeroportit të Tiranës.
Nga kryeqyteti shqiptar, turistët mund të kenë akses në bregdetin shqiptar, në disa site të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si dhe në destinacione të tjera të Ballkanit Jugor.
“Lançimi i linjës së Tiranës shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e rrjetit të “Luxair”, tha Thomas Fischer, Drejtor i Përgjithshëm Tregtar i kompanisë.
Ai theksoi se kjo lidhje i përgjigjet njëkohësisht interesit në rritje për Shqipërinë si destinacion pushimesh dhe kërkesës së lartë nga komuniteti shqiptar në Luksemburg dhe në rajonin e gjerë.
Çmimet nisin nga 129 euro për tarifën “Light Fare”, e cila përfshin një bagazh dore në kabinë, ndërsa tarifa “Smart Fare”, nga 169 euro, përfshin ndër të tjera një bagazh që regjistrohet në avion dhe mundësinë për të ndryshuar rezervimin.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












