Futboll
Lista e kuqezinjve me disa risi
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për këto sfida
Trajneri Rolando Maran shpall listën për katër ndeshjet e UEFA Nations League, dy debutues dhe rikthime në skuadër
Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj të ri në kompeticionin UEFA Nations League, me katër ndeshjet e para ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën do të përballet në dy takime.
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për këto sfida. Në listë bëjnë pjesë edhe dy emra që marrin ftesën e parë me Kombëtaren, mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, në skuadër rikthehen pas mungesave për shkak të dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Në listë është edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet të jetë pjesë e grupit të Kombëtares.
Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.
Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.
Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 21 shtator, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












