Kosova
FSK njofton për ushtrimin “VALOR SHIELD 2026”: Do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake
Ushtrimi fushor do të zhvillohet nga 21 shtatori deri më 2 tetor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ushtritë partnere.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar qytetarët se nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026 do të zhvillohet ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026”, transmeton albinfo.ch.
Ushtrimi do të realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ushtritë partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia dhe Shqipëria.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
FSK ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke sqaruar se lëvizjet e automjeteve do të bëhen në kuadër të realizimit të ushtrimit fushor./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












