Lajme

Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Tubimi është paralajmëruar për të dielën, më 20 shtator, në Heldenplatz, duke nisur nga ora 14:00.

Një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është paralajmëruar të mbahet edhe në Vjenë të Austrisë, transmeton albinfo.ch.?

Sipas njoftimit të organizatorëve, tubimi do të zhvillohet të dielën, më 20 shtator 2026, në sheshin Heldenplatz në Vjenë, duke nisur nga ora 14:00.

Protesta vjen pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, i cili i bashkohet protestave të paralajmëruara nga komuniteti shqiptar edhe në qytete të tjera evropiane, përfshirë Cyrihun dhe Kölnin./Albinfo.ch