Lajme

“Tri Net Film Fest” zhvilloi natën e parë në Winterthur, festivali vazhdon edhe dy net

Festivali i filmit “Tri Net Film Fest” ka zhvilluar mbrëmjen hapëse në Winterthur, ndërsa programi vazhdon sot dhe nesër me net të tjera të filmit, artit dhe kulturës.

Edicioni i pestë i “Tri Net Film Fest” nisi me një event hapës në Winterthur, i cili u shoqërua me koktej dhe pjesëmarrje të të ftuarve e dashamirësve të filmit, shkruan albinfo.ch

Pas natës së parë, festivali vazhdon edhe më 18 dhe 19 shtator me shfaqjen e filmave të përfshirë në programin e këtij edicioni.