Kurti dhe Hamza kanë diskutuar për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara dhe për zhvillimet pas vendimit të shpallur një ditë më parë.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit është diskutuar edhe për rrugët që mund të ndiqen më tej pas aktgjykimit, ndërsa dy liderët kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre për situatën e krijuar, përcjell albinfo.ch.
Në takim është theksuar gjithashtu rëndësia e komunikimit mes përfaqësuesve politikë për çështjet që lidhen me këtë proces dhe zhvillimet e ardhshme.
Hamza kishte paralajmëruar më herët gjatë ditës se do të zhvillonte takime me liderët e partive politike për të diskutuar situatën pas aktgjykimit të Speciales.