Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë në orët e mëngjesit pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton albinfo.ch.
Prania e shtuar policore vjen në kohën kur për sot është paralajmëruar një protestë para objektit të Qeverisë, e organizuar në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Një protestë e ngjashme është mbajtur edhe një ditë më parë, para objektit të EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës.
Gjatë protestës së djeshme pati edhe persona të arrestuar, pas hedhjes së gurëve në drejtim të objekteve.
Protesta e paralajmëruar për sot pritet të zhvillohet nën masa të shtuara të sigurisë. /Albinfo.ch